Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti ka kanosur dhe ofenduar një polic.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte kanosur dhe ofenduar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.