Një person pa shenja jete është gjetur ditën e premte në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 23:15.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se rasti është nën hetime.