Dy këmbësore janë goditur nga një veturë në fshatin Doberllukë të Vushtrri.
Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 07:00.
“Vozitësi mashkull kosovar, nga pa kujdesia ka goditur dy këmbësore femra të mitura. Të lënduarat janë dërguar në emergjencën e Vushtrrisë dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar.