Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin e sulmit ndaj një personi zyrtar në rrugën “Përparim Boshnjaku” në Shtime, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Pas arrestimit, ata janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit përkatës.
Raport shtesë:
Rr. Përparim Boshnjaku, Shtime 28.11.2024-22:55. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Policia vazhdon hetimet për këtë rast dhe do të japë detaje të tjera në përputhje me zhvillimet e mëtejshme.