Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Rrugën Demokracia në qytetin e Vorës, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” dhe njëri prej tyre më pas eshte përplasur me murin dhe derën e një dyqani.
Sipas raportimeve, aksidenti ka përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar dëme materiale dhe lëndime për shoferët.
Fatmirësisht, dyshohet se asnjë prej personave të lënduar nuk ka rrezik për jetën. Shoferët e dy automjeteve janë dërguar menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Në momentin e aksidentit, nuk ka pasur kalimtarë në trotuar, ndërsa dyqani ku u përplas automjeti ishte boshatisur.