Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person të dyshuar në Prizren. I njëjti dyshohet për dhunim në tentativë.
Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar që me forcë dhe pa dëshirën e të dashurës së tij, viktimës femër kosovare, të kryejë marrëdhënie seksuale.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor pas incidentit, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet me prioritet nga autoritetet kompetente.