Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të vdekjeve që po hetohen në komunat e Gjilanit dhe Gjakovës.
Në Gjilan, më 30 nëntor 2024, rreth orës 14:00, një qytetar ka raportuar se viktima mashkull i Kosovës, i cili një ditë më parë kishte qenë në spital për kontroll mjekësor dhe ishte liruar, ka pasur një përkeqësim të gjendjes shëndetësore.
Ndërsa po dërgohej në emergjencë, ai ka ndërruar jetë. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.
Ndërkohë, në Gjakovë, po më 30 nëntor, rreth orës 17:10, është raportuar se një viktimë mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë. Ai është dërguar menjëherë në spital, por ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për ceremonitë mortore.
Policia dhe prokuroria janë duke vazhduar hetimet për të sqaruar rrethanat e këtyre dy rasteve tragjike.