Tre persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm mes dy veturave në fshatin Rixhevë të Klinës.
Fadil Gashi nga Policia e Kosovës bën të ditur se të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
Ata jane dërguar atje për tretman mjekësor.
Po ashtu, Gashi njofton se rruga në atë segment tashmë është lëshuar për qarkullim.