Një barnatore dyshohet se u mundua të thyhej gjatë ditës së mërkurë në Skenderaj.
Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë një burrë, gjersa gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me nëntë fishekë, një leve metalike, një sprej dhe një maskë të zezë.
“Njësiti policor ka dalë në vendngjarje pasi që ka marr informatën se është duke u thyer një barnatore. Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me 9 fishekë, një leve metalike për hapjen e dyerve, një sprej, një maskë të zezë.
I njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.