Në Gjakovë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë.
I dyshuari është arrestuar, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor, ku dhe i është lëshuar urdhri mbrojtës.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar.
Lidhur me rastin viktimës pas trajtimit mjekësor i është lëshuar urdhri mbrojtës, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.