Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Fushë Kosovë, nën dyshimin për “përgaditje të veprës penale vrasje, prezantim i rremë si person zyrtar dhe mashtrim”.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ka bastisur banesën e tij, ku ka sekuestruar dokumente të ndryshme.
"Me 05.12.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e lartcekura. Lidhur me rastin gjatë kontrollit në banesën e tij si prova materiale janë sekuestruar dokumente të ndryshme.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.