Policia ka njoftuar se ka gjetur edhe dy granata dore tek një 22 vjeçar në afërsi të parkut të qytetit të Prizrenit.
I njëjti ishte arrestuar të mërkurën në një lokal në qendër të Prizrenit, ku policia ishte njoftuar se në xhaketën e tij po bartte një granatë dore.
“Në vazhdën e hetimit të një rastit të datës 04.12.2024 në të cilin rast ishte arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i moshës 22 vjeçar, të cilit në një lokal në qytetin e Prizrenit në gjepin e xhaketës së tij i është gjetur një mjet i dyshuar, Sektori i Hetimeve Rajonale në Prizren me datën 05.12.2024 ka arritur tek informacioni se i dyshuari është në posedim edhe të disa mjeteve të dyshuara të tjera.
Si rezultat i veprimeve operative – hetimore është arritur që të gjenden edhe dy mjete të tjera shpërthyese (granata dore) të cilat nga njësiti përkatës i Policisë së Kosovës janë tërhequr në mënyrë të kontrolluar.
I dyshuari vazhdon të qëndrojë në mbajtje dhe hetimet në lidhje me rastin janë nduke vazhduar”, thuhet në njoftimin e policisë