Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e premte në Prishtinë, ku një person derisa ishte në parkingu e një qendre tregtare, persona të panjohur kanë hyrë dhe e kanë detyruar viktimën të vozisë.
Më pas, ata kanë zbritur viktimën nga vetura dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
” 05.12.2024 – 16:00. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa kishte qenë në veturë kishin hyrë dy të dyshuar të panjohur dhe nën kërcënimin e armës e kishin detyruar të lëvizë me veturë në drejtim të Prishtinës. Gjatë rrugës janë ndaluar afër një pompe të derivateve, viktimën e kanë zbritur nga vetura dhe janë larguar me veturë në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se pas hetimeve të zhvilluara më 06.12.2024 është arritur të identifikohet një i dyshuar mashkull kosovar si dhe është gjetur vetura e ankuesit.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.