Gjendet i vdekur në banesën e tij një burrë në Obiliq, Policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur në banesën e tij një burrë në Obiliq, Policia nis hetimet

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 08:38
Policia

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një burri në fshatin Plemetin të Obiliqit, i cili është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“GJETJE E TRUPIT TË PAJETË /HETIM I VDEKJES – Fsh. Plemetin, Obiliq  06.12.2024 – 14:12.

Raportohet se në banesën e tij, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat