Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një burri në fshatin Plemetin të Obiliqit, i cili është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“GJETJE E TRUPIT TË PAJETË /HETIM I VDEKJES – Fsh. Plemetin, Obiliq 06.12.2024 – 14:12.
Raportohet se në banesën e tij, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.