Policia ka arrestuar një person në pikën kufitare Vërmicë, pasi i njëjti kishte tentuar t’i jepte ryshfet zyrtarëve policorë.
Rasti ka ndodhur të premten, rreth orës 11:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Ukrainës, pasi që i njëjti në hyrje të Kosovës, në kontroll të dokumenteve u ka ofruar zyrtarëve policorë 50 euro me qëllim që t’i lejohet kalimi, pasi që i njëjti nuk posedonte dokumente të nevojshme për të kaluar transit me veturë”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.