Një qytetar nga Prishtina ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë në llogarinë e tij në platformën e kriptovalutave.
Sipas raportit të policisë, të dëmtuarit i janë vjedhur 22 mijë dollarë.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në llogarinë e tij të platformës së kriptovalutave dhe i kanë vjedhur 22.000 dollarë kriptovaluta.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.