Prishtinasit ia vjedhin 22 mijë dollarë në kriptovaluta

Kronikë e zezë

Prishtinasit ia vjedhin 22 mijë dollarë në kriptovaluta

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 08:55
Ilustrim

Një qytetar nga Prishtina ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë në llogarinë e tij në platformën e kriptovalutave.

Sipas raportit të policisë, të dëmtuarit i janë vjedhur 22 mijë dollarë.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në llogarinë e tij të platformës së kriptovalutave dhe i kanë vjedhur 22.000 dollarë kriptovaluta.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat