Dy shtetasë të Turqisë, një burrë dhe një grua, janë arrestuar dje në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Kjo pasi kishin prezantuar pasaporta franceze false.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se dokumentet janë sekuestruar.
Ndërsa të dyshuarit pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.