Pesë paketime me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë janë gjetur në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Kokaina është gjetur në shëtitoren e Pavijonit 3, nga oficerët korrektues.
“Raportohet se gjatë një kontrolle rutinë nga oficerët korrektues, në shëtitoren e Pavijonit 3, janë gjetur pesë paketime me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë me peshë prej 3.2 gr. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.