Një burrë i vë flakën banesës në Obiliq, arrestohet

Kronikë e zezë

Një burrë i vë flakën banesës në Obiliq, arrestohet

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 09:19
Ilustrim

Një banesë në fshatin Plemetin të Obiliqit gjatë ditës së premte është përfshirë nga zjarri.

Sipas policisë, shkaktar i zjarrit dyshohet se ishte një burrë, i cili edhe është arrestuar.

“Raportohet se një banesë është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit janë përgjigjur rastit dhe e kanë shuar zjarrin.

Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një mashkull kosovar si i dyshuar për shkaktimin e veprës penale. I njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat