Një burrë në Pejë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga djemtë e gruas së tij.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (djemtë e bashkëshortes të cilët i ka me burrë tjetër).
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.