Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se mbrëmë nga njësite policore të stacionit Jugu në Prishtinë, janë arrestuar tre persona të dyshuar për dy raste të vjedhjeve.
Rastet kanë ndodhur mbrëmë në lagjen Mati në Prishtinë, ku nga dy vetura të ndryshme, janë vjedhë 4 llaptopë, 2 telefona etj.
Policia thotë se ka qenë reagimi i shpejtë i zyryarëve policor ai që ka mundësuar që vetëm disa minuta pas raportimit të rasteve, të identifikohen dhe arrestohen tre personat e dyshuar:
Të arrestuarit janë: D. M, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
– E.B,, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– A.B,mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja e një vendbanimi ku janë gjetë dhe sekuestruar tre llaptopë dhe gjësende të tjera që mund të ndërlidhen me rastet
Personat e arrestuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore para se rastet të procedohen më tej.