Ky është personi që dyshohet se shkaktoi zjarr në një banesë në Obiliq, dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

Ky është personi që dyshohet se shkaktoi zjarr në një banesë në Obiliq, dërgohet në mbajtje

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 22:07
Foto ilustrim

Një incident ka ndodhur mbrëmë në fshatin Plemetin të Obiliqit, ku një banesë u përfshi nga zjarri. Me t’iu përgjigjur rastit, zjarrfikësit intervenuan duke e fikur atë, teksa nuk raportohet për lëndime.

Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara nga Policia, është identifikuar një person si i dyshuar për shkaktimin e veprës penale.

Media mëson se personi që dyshohet se vuri flakën qëllimisht është Erduan Gashi, rreth 24-vjeçar.

Policia tashmë ka arrestuar personin dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat