Dy persona janë arrestuar në Podujevë pasi që nuk u janë u janë bindur urdhrave të zyrtareve policor e me pas i kanë kanosur e sulmuar fizikisht.
Policia në raportin ditor bën të ditur se dy viktimat (zyrtarët policor) kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
"Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nuk u janë bindur urdhrave të zyrtareve policor e me pas i kanë kanosur e sulmuar fizikisht.
Dy zyrtarët policor viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa, pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt", thuhet në njoftim.