Një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj në Prishtinë.
Policia njofton se pas kësaj ka ndërhyrë edhe djali i cili e ka sulmuar babain e tij.
Bashkëshorti është dërguar në mbajtje, ndërsa djali është liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 07.12.2024-12:35. Viktima femër kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, dhe pas kësaj djali i saj i dyshuari mashkull kosovar është përleshur fizikisht me babain e tij. Të gjithë të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit bashkëshorti i viktimës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa djali i saj është liruar në procedurë të rregullt.”