​Plagoset një shtetas shqiptar në Nec të Gjakovës

Kronikë e zezë

​Plagoset një shtetas shqiptar në Nec të Gjakovës

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për një person të plagosur sot rreth orës 12:25 në Nec të Komunës së Gjakovës.

Shermet Elezaj, zëdhënës i policisë rajonale për Gjakovë, ka konfirmuar për KosovaPress se shtetasi shqiptar, i moshës 28-vjeçare, gjatë lëvizjes me veturë në rrugën Morinë-Gjakovë, në fshatin Nec, është ndalur nga dy persona të panjohur, të cilët fillimisht e kanë sulmuar me mjet të fortë dhe më pas me armë zjarri.

“Personi është dërguar në spitalin e përgjithshëm në Gjakovë me lëndime të shkaktuara nga armë zjarri. Nga personeli mjekësor jemi njoftuar se viktima aktualisht është jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë ai.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e nevojshme policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme hetimore, me ç'rast edhe janë gjetur tre fishekë dhe dy gëzhoja.

Lidhur me këtë ngjarje është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda, me vendimin e të cilit është iniciuar rast vrasje e mbetur në tentativë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat