Dy të rinjtë sajojnë aksidentin në Vlorë për të marrë dëmshpërblim

Kronikë e zezë

Dy të rinjtë sajojnë aksidentin në Vlorë për të marrë dëmshpërblim

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 23:24
Ilustrim

Ajo që fillimisht u raportua si përplasje automjetesh, rezultoi një plan i mirëmenduar nga dy shoferë.

Siç raporton Policia e Vlorës, dy të rinj kanë sajuar një aksident me qëllim përfitimin e dëmshpërblimeve nga siguracionet e mjeteve.

“Sot rreth orës 16:30, Salla e Komandimit të DVP Vlorë njoftoi për një përplasje mjetesh në aksin rrugor “Sazani”, lagjia “1-Maji”, Vlorë, në kryqëzimin pranë Hotel Kral. Pas njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore mbërritën në vendngjarje dhe konstatuan dy automjete: një Audi me drejtues shtetasin me iniciale A. R, dhe një Mercedes-Benz me drejtues shtetasin G.K”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Edhe në pamjet e bëra publike, shihet qartë se gjithçka ka qenë e inskenuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat