Zhduket 35-vjeçari me probleme mendore në Gjilan, nëna e tij kërkon ndihmën e policisë

Kronikë e zezë

Zhduket 35-vjeçari me probleme mendore në Gjilan, nëna e tij kërkon ndihmën e policisë

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 07:33
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua nga Gjilani, e cila ka raportuar se djali i saj me probleme mendore, ka dalë nga shtëpia dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Media mëson se e njëjta ka deklaruar para Policisë se gjatë kësaj periudhe familja ka pasur shpresë se ai kthehet, por nuk është bërë i gjallë.

Përballë kësaj situate, nëna vendosi që ta njoftojë Policinë, ku bëri me dije gjithashtu se ky nuk është rasti i parë që i biri zhduket.

Denoncimi i rastit ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat