Dy meshkuj e një femër kanë përfunduar në prangat e policisë pasi që të njëjtit janë përleshur mes vete pas një mosmarrëveshjeje që ata kanë pasur.
Kjo është bërë e ditur nga raporti i përditshëm i Policisë së Kosovës.
‘‘DHUNË NË FAMILJE – Prishtinë / 08.12.2024 – 14:30. Janë arrestuar tre të dyshuar një femër dhe dy meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar policia.