Sulmohen seksualisht dy të mitur në Ferizaj – policia identifikon njërin nga të dyshuarit

Kronikë e zezë

Sulmohen seksualisht dy të mitur në Ferizaj – policia identifikon njërin nga të dyshuarit

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të sulmit seksual, i raportuar më 7 dhjetor 2024, në Ferizaj.

Sipas raportimit të ankuesit, dyshohet se dy persona kanë kryer këtë vepër ndaj dy viktimave, meshkuj kosovarë.

Njësitet relevante të policisë janë angazhuar intensivisht në hetimin e rastit dhe deri tani kanë identifikuar njërin nga të dyshuarit.

Ndërkaq nga Prokuroria Themelore e Ferizjat kanë bërë të ditur për median, se viktimat janë të mitur.

Për shkak të natyrës së viktimave, të cilët janë të mitur, prokuroria e Ferizajt ka theksuar se informacionet për këtë rast janë të kufizuara dhe do të mbahen të konfidenciale, në përputhje me ligjin për të miturit.

“Referuar kërkesës tuaj për të dhëna, ju njoftojmë se viktimat në këtë rast janë të mitur, andaj, duke u bazuar në Kodin Nr.06/L-006 i Drejtësisë për të Mitur, procedurat ndaj kësaj kategorie janë konfidenciale për publikun dhe nuk mund të ndajmë më shumë informata”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar më tej rrethanat për rastin. Ndërkaq në media është raportuar se të miturit janë diku rreth moshës 13 vjeç. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat