Një person është arrestuar të hënën në Prizren.
32 vjeçari F.Sh, dyshohet për vepren e fajdesë dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Aksioni u zhvillua nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda të Policisë dhe Drejtoria Rajonale e Prizrenit.
“Gjatë operacionit është kontrolluar edhe shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit me ç’rast janë sekuestruar dëshmi që kenë lidhje me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.