Një person duke drejtuar veturën dyshohet se ka goditur një grua të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:55 në rrugën nacionale Prishtinë-Leposaviq.
Siç bëhet e ditur në raport lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente.
“I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin dyshohet se ka goditur këmbësoren femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente”, thuhet në raport.
Ndërkaq, sipas raportit viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Mitrovicë është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.
Siç merr vesh Telegrafi i dyshuari është zyrtarë policor.