Gjatë ditës së djeshme, në tri lokacione të ndryshme të Prishtinës dhe Obiliqit, policia bashkë me prokurorinë kanë kryer bastisje.
Sipas njoftimit nga policia, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale: një peshore digjitale, një fishekë, një antiplumb, 4 USB, 1 SD Card si dhe disa shënime të pasqyrave bankare.
Një mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë dhe një femër kosovare janë arrestuar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër mashkull kosovar gjendet në kërkim policor.
Rasti është duke u hetuar.