Një grua nga Klina, është ankuar në polici duke thënë se është rrahur nga burri dhe kunati i saj, të dielën kur ishin në Gjermani.
Të dyshuarit u arrestuan të hënën.
Pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt, bëri të ditur policia.
Viktima e dyshuar është dërguar për kontroll mjekësore, ndërsa rasti po hetohet.