Policia ka ndaluar një automjet me targa BG, në Doberqan të Gjilanit, të hënën.
Brenda ishin tre shtetas të Serbisë, të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin.
“Gjatë kontrollit te të njëjtit është konstatuar – vërejtur se me vete kishin një shumë parash: 23.150€ dhe 3000 dinarë”, thuhet në raporton 24-orësh të policisë.
Aty tutje bëhet e ditur se të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, pas intervistimit.