E detyroi një person t’ia kthente mbi 81 mijë euro përmes fajdes, policia arreston të dyshuarin në Prizren

Kronikë e zezë

E detyroi një person t’ia kthente mbi 81 mijë euro përmes fajdes, policia arreston të dyshuarin në Prizren

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 17:20
Ilustrim

Policia ka arrestuar të pandehurin F.Sh në Prizren, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “Fajdeja”.

Ndaj të njëjtit dyshohet se viktima kishte fillimisht një borxh prej 70 mijë eurosh dhe në pamundësi që t’ia kthente, i pandehuri i kishte thënë viktimës se do të angazhohet që t’ia sigurojë paratë që t’ia krijojë kushtet për kthimin e borxhit.

“I pandehuri i arrestuar, nga muaji Shtator i vitit 2023 dhe në vazhdimësi, deri në datën e arrestimit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të personit të dëmtuar, varfërinë dhe papërvojën e tij, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari – viktima, A.Z., nuk kishte pasur mundësi t’ia kthejë një borxh në shumën prej 70,000.00 €, të cilin borxh i detyrohej të pandehurit F.Sh., pasi që ky i fundit gjatë muajit Janar të vitit 2024, përmes një programi elektronik të lojërave të fatit, i kishte mundësuar të dëmtuarit të luaj bixhoz të paligjshëm, ashtu që në momentin kur viktima kishte hasur në vështirësi që t’ia paguajë borxhin, i pandehuri arrin ta bindë viktimën që në emrin e tij do të angazhohet dhe t’ia sigurojë paratë, në mënyrë që t’ia krijojë kushtet të njëjtit për kthimin e borxhit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Pas kësaj, viktima ka lëshuar para me fajde për të dëmtuarin deri në 25 %, duke i shkaktuar dëm pasuror deri në 81 mijë euro.

“Në këtë rast i pandehuri i arrestuar, i ofon viktimës para me fajde – me kamata të paligjshme fillimisht prej 15% pastaj 20% e deri në 25%, kështu duke i shkaktuar viktimës dëm të konsiderushëm pasuror, i cili nuk kishte arritur t’ia paguajë shumën e mbetur të kamatës, gjegjësisht totalin e kamatës nga të gjitha huazimet e të hollave me fajde, që nga periudha e muajit Shtator të vitit 2023, e cila kap vlerën e përgjithshme prej 81,400.00 €”, thuhet në njoftimin e policisë.

I pandehuri ështe arrestuar në flagrance nga ana e Policise së Kosovës duke pranuar të holla nga viktima në emër të kamatave të paligjshme me të cilat e kishte ngarkuar të njëjtin.

Me vendim të policisë, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat