Një person është arrestuar për shkak se kishte sulmuar fizikisht djalin e saj duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur martën rreth orës 16:00, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se kishte sulmuar fizikisht djalin e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.