Policia ka arrestuar një person në Vushtrri, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur ditën e mërkurë.
“Stanofc, Vushtrri / 10.12.2024 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se pas një mosmarrëveshje me ankuesin m/k kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me 5 fishekë”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.