Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Poklek i ri në Drenas.
Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshirë tri automjete.
Ajo tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Me rastin po merren heuesit nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.