Policia ka ndaluar një veturë që po drejtohej nga një burrë dhe ku ishin katër persona tjerë, shtetas të huaj.
Policia ka bërë të ditur se drejtuesi i veturës ështëarrestuar dhe është dërguar në mbajtje, derisa personat që ishin në veturë janë dërguar në Qendrën për Azil.
“Vërmicë, Prizren/10.12.2024 – 22:25. Njësia policore ka ndaluar një veturë që drejtohej nga i dyshuari m/k në të cilën ishin edhe katër persona tjerë shtetas të huaj”.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa personat që ishin në veturë janë dërguar në Qendrën për Azil”, thuhet në raportin e policisë.