Në Prishtinë janë sulmuar katër të mitur, të njëjtit janë sulmuar nga tre të dyshuar të tjerë.
Si pasojë e sulmit viktimat kanë marrë tretman mjekësorë.
Policia e Kosovës njofton se dy prej të dyshuarve janë arrestuar.
“Prishtinë / 10.12.2024 – 13:40. Katër të mitur meshkuj kosovarë (m/k) janë sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Si pasoj e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësorë. Dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.