Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti ka vjedhur një veturë me targa të Shqipërisë.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura i është kthyer pronarit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka vjedhur veturën VW Bora me targa të Shqipërisë pronë e ankuesit mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa vetura i është kthyer pronarit”, thuhet tutje në raportin e policisë.