Një grua ka raportuar në polici se ka pasur marrëveshje për shfrytëzimin e një restoranti me një person, mirëpo i njëjti ka ndërprerë kontratën dhe i ka ndërruar drynin e dyerve të restorantin, duke u pamundësuar punëtorëve qasjen në punë.
Në raportin e policisë thuhet se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka pas marrëveshje për shfrytëzimin e një restoranti me të dyshuarin mashkull kosovar, mirëpo i njëjti ka ndërprerë kontratën duke i ndërruar drynin e dyerve të restorantin dhe duke u pamundësuar punëtorëve qasjen në punë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në raportin e policisë.