Policia në Gjakovë ka arrestuar një burrë, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Fajde” ndaj një personi.
I dyshuari, sipas policisë është arrestuar në flagrancë, teksa ishte duke ia marr pagesën e kamatës viktimës.
Lidhur me rastin e lartcekur me urdhëresë të gjykatës është zhvilluar urdhër kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar: 10 mijë euro para të gatshme, një telefon, një veturë me targa vendore si dhe fletore dhe dëshmi të tjera relevante për rastin.
Me urdhër të prokurorit personi i dyshuar pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë.