Policia e Kosovës në bashkëpunim me Sektorin Rajonal të Hetimeve Gjakovë, ka arritur të kapë në flagrancë sot një person duke marrë fajde.
Ai është kapur në momentin duke marrë pagesat e kamatës nga një person tjetër, shtetas kosovar.
Me urdhëresë të gjykatës është zhvilluar urdhër kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 10.000 euro para të gatshme, një telefon, një veturë me targa vendore, si dhe fletore e dëshmi tjera relevante për rastin.
Me urdhër të prokurorit personi i arrestuar pas intervistimit dërgohet në mbajtje 48 orë.