Dy persona dyshohet se e kanë ofenduar dhe kanë tentuar ta sulmojnë fizikisht një grua.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 17:00, në Pejë.
Tutje bëhet e ditur se të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, dyshohet se e kanë ofenduar dhe kanë tentuar ta sulmojnë fizikisht viktimën femër kosovare. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport.