Një burrë dyshohet se më 7 dhjetor kishte vjedhur një motoçikletë në kryeqytet.
Policia ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë të dyshuarin gjatë ditës së enjte.
“Në lidhje me rastin është raportuar se me 12.12.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e lartë cekur i kishte vjedhur motoçikletën personit mashkull kosovar (pronar)”, thuhet në raportin e policisë.
I njëjti pas intervistimit është verifikuar dhe ka rezultuar person i kërkuar nga Gjykata dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në vuajtje të dënimit.