Në një bankë në Prishtinë, dyshohet se janë deponuar 550 euro të falsifikuara.
Me rastin, është duke u marr policia, derisa hetimet ende vazhdojnë.
“Me 12.12.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga person-a të panjohur kanë deponuar disa kartëmonedhe (3×50 dhe 4×100 Euro) në shumë totale 550€, që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.