Policia e Kosovës njofton se në Leposaviq është ndaluar një person pasi që dyshohet se është futur ilegalisht nga Serbia në Kosovë. Gjatë kontrollit të automjetit me targa ilegale, te personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një radiolidhje.
Sipas policisë i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Jellakse, Leposaviq 12.12.2024, 22:00. Njësia policore gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet me targa lokale me vozitës të dyshuarin mashkull kosovar i cili dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës. Gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një radiolidhje.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.